Zbulohet oksigjen në Mars

Sateliti i Agjencisë Hapësinore Europiane është rrotulluar në orbitën e Marsit për pothuajse 4 vite dhe ka bërë së fundmi një zbulim mahnitës: oksigjen në atmosferën e planetit të kuq.

Astronomët kanë parashikuar ekzistencën e prodhimit të tij për 40 vjet, por deri më tani nuk ka pasur prova mbështetëse.

Oksigjeni në atmosferën e Marsit ka ngjyrë jeshile dhe shkëlqen. 

Kjo shkaktohet nga kombinimi i rrezeve të Diellit me atome dhe molekula në ajër.

Ky zbulim është i jashtëzakonshëm, pasi 'gazi i jetës' nuk është gjendur askund tjetër në sistemin tonë diellor.