‘Erdhëm te ky moment’: Oltës i nisin ‘problemet’ e shtatzënisë, ja si e ndihmon partneri i saj

 Olta Gixhari do të bëhet nënë për herë të parë dhe gjatë kësaj kohe nuk kanë munguar postimet nga aktorja.

Ajo tregon rutinën e saj të përditshme si dhe shpeshherë barkun e rrumbullakosur.

Kur Gixhari dha lajmin e shtatzënisë ajo publikoi një foto me partnerin e saj.

Olta shfaqej në bregedet duke i dhuruar puthje djalit shqiptar që jeton në Spanjë.

Kjo ishte e vetmja foto e tij e publikuar deri më tani nga aktorja.

Por ditën e djeshme ajo ka bërë një përjashtim dhe ka publikuar sërish një foto me partnerin e saj ku ky i fundit shihet teksa e ndihmon të veshë atlete  pasi barku i rritur tashmë nuk e lejon të ulet.

“Erdhëm tek ky moment”, ka shkruar Olta.

Aktorja nuk e ka zbuluar ende gjininë e bebushit dhe po ashtu as identitetin e partnerit.