Ja pse personat me diabet rrezikohen nga koronavirusi

Shkencëtarët kanë zbuluar një korelacion që mund të shpjegojë pse njerëzit me sëmundje kronikë kanë një rrezik më të lartë nga koronavirusi.

Njerëzit që vuajnë nga diabeti, sëmundjet e mushkërive dhe trysnia e lartë e gjakut kanë më shumë 'dyer' qelizore, në të cilat virusi mund të futet, tregoi analiza e 700 mostrave të mushkërive.

Kërkimi i ri nga universiteti i Sao Paulos dhe universiteti i ëashington mund të shpjegojë se një virus respirator ndikon kaq rëndë njerëzit me sëmundje, në dukje pa lidhje me të.

Si një fije shprese, shkencëtarët sugjerojnë se një ilaç i përdorur për të trajtuar pacientët me kancer gjiri mund të mbyllë shumë nga 'dyert' e sipërpërmendura.