A e fiton Rama një mandat të tretë? Ja si përgjigjet Andi Bejtja

Në një intervistë të aspektit personal, disi larg detyrës së Drejtor Informacioni në Syri TV, Andi Bejtja i është përgjigjur pyetjeve interesante të Adi Krastës.

I ftuar në "A-Show", Bejtja shprehu dëshpërimin e tij me tranzicionin dhe me këtë klasë politike.

"Ne erdhëm në '92 bashkë me politikën. Dikush u bë gazetar, dikush politikan. A dolëm mbi këtë klasë? Kjo klasë po na zhyt të gjithëve dhe këtë e shoh me dhimbje. Na mbyti ky lloj tranzicioni. Me dhimbje të thellë e them", tha Bejtja. 

Por a e ka lexuar Andi Bejtja librin e Edi Ramës, 'Kurbani'?

"Jo. Më vjen keq që nuk e kam lexuar. Nuk e mbaj mend emrin e personit që më tha mos e lexo. Nuk e mbaj mend kush ndikoi. E mora për ta lexuar por nuk e lexova", u shpreh gazetari.

I pyetur lidhur me mandatin e dytë qeverisës të Ramës, Bejtja u shpreh se qeverisja ka arritur në atë pikë sa as propaganda e fortë nuk e shpëton dot.

"Si çdo shqiptar jam i shqetësuar. Propagandës i ka ardhur fundi, sado e mirë të jetë. Kur vjen dhe ti nuk ke çfarë produkti të shesësh bën crash. Kjo qeveri është në atë pikë[ që nuk ka çfarë produkti të shesë. Shoh një pesimizëm te shoqëria shqiptare. Një pesimizëm që më shumës e tzë xnjerr në rrugë të le në karrike. Është një detyrë e opozitës kjo", deklaroi drejtori i informacionit në Syri TV.

A e fiton Rama një mandat të tretë?

"Nëse vjedh zgjedhjet dhe nëse opozita përçahet. Rrugë tjetër nuk ka", u shpreh i bindur Andi Bejtja. 

Sipas Bejtjes, kemi të bëjmë me një shtet të personalizuar: "Kjo është qesharake ta mendosh". /A.R, Syri.net