Detaje të reja/ Grabitja e pikës postare në ‘Astir’, ja çfarë ka ndodhur

Detaje të reja raportohen nga grabitja e ndodhur në mbrëmje në Tiranë.

Sipas të dhënave të fundit, grabitja me armë zjarri ka ndodhur 100 metra nga rrethrrotullimi i Doganës.

Grabitësit pasi kanë hyrë në një postë private janë larguar nga vendngjarja me motorr.

Nën kërcënimin e armës mësohet se ata kanë marrë një sasi parash që ishin mbi banak dhe ndërkohë që shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorëve.