Ndërron jetë 57-vjeçarja te Infektivi/ MSH: Jo nga koronavirusi

Një 57 vjeçare ka ndërruar jetë në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Në një njoftim për mediat, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gruaja kishte sëmundje tumore, ndërsa ishte asimptomatike me Covid-19.

"Ministria e Shëndetësisë sqaron se, referuar shërbimit infektiv, pacientja 58 vjeçare që ka ndërruar jetë ka qenë asimptomatike për Covid-19 dhe ka ndërruar jetë si pasojë e sëmundjes tumorale.

58 vjeçarja vuante nga leukoza akute, formë e rëndë progresive si dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese, diabet mellitus, hipertension", thuhet në reagimin e Ministrisë.