E moshuara u infektua në ceremoninë mortore të së ëmës, në gjendje të rëndë në spital

Një 73-vjeçare nga Elbasani e infektuar me Covid-19 rreth një javë më parë, është përkeqësuar dhe për pasojë është dërguar me urgjencë në spitalin Infektiv në Tiranë.

Ajo ka shfaqur probleme me frymëmarrjen në orët e pasdites së sotme.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ajo ishte infektuar gjatë ceremonisë mortore të nënës së saj e cila ndërroi jetën në moshën 98-vjeçare.

Sot u shënua edhe dita me numrin më të lartë të infeksioneve në vendin tonë, me 82 të infektuar në total, ndërkohë që u raportua edhe një humbje jete e një 68-vjeçari nga qyteti i Krujës.