FOTO/ Dhërmi, shemben 11 objekte të ndërtuara në rërë

IKMT-ja ka ehsmebur në Dhërmi, 11 objekte të ndërtuara pa leje, ngritur në rërë. IKMT, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ushtruan kontrolle në plazhe e hapësira publike dhe  konstatuan 11 ndërtime pa leje, të ngritura në kundërshtim edhe me rregullat teknike, pasi ishin vendosur në rërë.

Sipas IKMT,  ato janë prishut ndërsa ndaj pronarëve janë marrë masa. 

IKMT dhe Policia e Shtetit thanë se po vijojnë punën me evidentimin e objekteve që shkatërrojnë mjedisin si edhe me hedhje inertesh. Ky aksion do të shtrihet në gjithë bregdetin dhe kudo ku ka ndërtime pa leje.