Rekord i ri/ 82 raste me COVID-19 në vend në 24 orët e fundit

Janë rritur frikshëm rastet e infeksioneve me koronavirus në vendit tonë.

Janë konfirmuar 82 raste me COVID-19 në vend në 24 orët e fundit.

Burimet bëjnë me dije se deri më tani në Shkodër janë zbuluar 18 raste të reja, 9 në Krujë, 8 në Durrës, dhe 6 në Spitalin Francez në Tiranë.

Ndërkohë që konfirmimi pritet të bëhet pas pak në deklaratën e Ministrisë së Shëndetësisë.