Shetiste me armë në brez, arrestohet 24 vjeçari

Eshtë arrestuar një 24 vjeçar në Tiranë pasi qarkullonte me armë zjarri me vete.

Sipas policisë, është sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Ja njoftimi i plotë:

Tiranë

Policia godet një tjetër rast të armëmbajtjes pa leje.

Qarkullonte me armë zjarri me vete, vihet në pranga 24-vjeçari.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Në vijim të punës për rritjen e parametrave të sigurisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara për kapjen e personave në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë zjarri me vete, nga Forcat e Posaçme "Shqiponja", në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në rrugën “Todi Shkurti”, gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Nj. K., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit Nj. K. i janë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një krehër me 6 fishekë, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.