Reshje shiu dhe shtrëngata/ Çfarë rezervon moti për nesër

E martë, 16 Qershor 2020. Parashikimi i IGJEUM 

RESHJET

Nesër (e martë, dt. 16) priten reshje të dobëta në të gjithë qarqet.

Gjatë pasdites së nesërme në qarqet Kukës, Dibër, Lezhë, Berat, Vlorë reshjet pritet të arrijnë deri në lokalisht mesatare dhe të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë, dt. 16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 16 / 24°C

në vendet e ulëta: 15 / 26°C

në vendet malore: 10 / 20°C

ERA

Nesër (e martë, dt. 16) era pritet të fryjë e lehtë deri në mesatare.