Familja del me Covid-19, maturantja urdhërohet të mos futet në provim

Një maturante nga Gjirokastra nuk është pranuar të marrë pjesë në provimin e tretë të Maturës Shtetërore në lëndën e Matematikës që është zhvilluar sot.

Shkak është bërë fakti pasi familja e saj me 5 anëtarë është konfirmuar me Covid-19.

Familja e vajzës e cila ndodhet në zonën industriale të Gjirokastrës është vetëizoluar.

Sipas burimeve mediatike, familja ka pasur kontakte me një të afërm të prekur me Covid-19.