FOTO/Jeta 'luksoze' në burgjet britanike

Të burgosurit në Britani prej kohësh publikojnë në rrjete sociale foto të stilit 'luksoz' të jetës që kanë edhe pse në qeli.

Foto të tyre shfaqin televizorë, video lojëra dhe ushqime të ndryshme.

Telefoni është i ndaluar në burg, por shumë të burgosur kanë arritur të kenë një të tillë, të cilin e përdorin për të ndarë jetën e tyre në rrjete sociale.

Disa prej tyre tregojnë sistemet audio që kanë apo markat e ndryshme të ushqimeve. 

Këto të mira ata i blejnë me anë të parave që u sjellin të afërmit nga jashtë.