Shpalli fundin e pandemisë/ Covid-19 rikthehet në shtetin fqinj pas 40 ditësh

Vendi i parë europian i cili shpalli fundin e pandemisë, Mali i Zi tashmë duhet që të shpallë edhe rikthimin e koronavirusit.

Pas 40 ditësh është shfaqur rasti i parë por në fakt është i infektuar i importuar nga jashtë dhe është vetioluar menjëherë.

Personi i infektuar kishte qëndruar disa ditë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe më pas është rikthyer në Mal të Zi.

Nga nisja e pandemisë e deri më sot, shteti fqinj numëron 325 infektime dhe vetëm 9 viktima.