FOTO/ Digjet plotësisht banesa, dyshime se zjarrin ia vendosi babai i të zotit të shtëpisë

Një banesë është djegur plotësisht në orët e pasdites në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen Zinxhira të qytetit.

Banesa e djegur i përket shtetasit Tafil Tafili

Shtëpia është shkrumbuar e gjitha së bashku me orenditë shtëpiake.

Dyshimet e para janë për zjarrëvënie të qëllimshme.

Forcat zjarrëfikëse dhe policia aktualisht ndodhen në vendngjarje.

Dyshohet se flakën banesës ia ka vendosur  babai i Tafil Tafilit, gjë që mbetet për t’u vërtetuar.