Alba Hoxha feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi balerina

Balerina e njohur, Alba Hoxha ka festuar së fundmi ditëlindjen.

Ajo ka mbushur 25-vjeç dhe në ditën e saj të veçantë nuk kanë munguar urimet dhe dhuratat nga familjarët, miqtë dhe fansat.

Alba ka festuar mbrëmjen e djeshme në Dhërmi, ku ka organizuar një festë përrallore mes miqsh.

Siç duket festa kishte një kod të caktuar veshjeje, pasi balerina dhe të ftuarit janë veshur të gjithë me të bardhë.

Në festë nuk ka munguar torta e ditëlindjes, muzika dhe kërcimet.

Në një postim në Instagram, Alba ka treguar se ndihet shumë e lumtur që ndodhet pranë njerëzve të dashur.