Brenda shtëpisë së re të ish-futbollistit Altin Rrica, dhuratë e Sindikatës së Futbollistëve


Pak muaj më parë futbollisti i njohur Andi Lila nëpërmjet Sindikatës së Futbollistëve i dhuroi ish futbollistit Altin Rrica një shtëpi të re në programin e ‘Dua të bëj të lumtur’.

 Një shtëpi e cila ishte shumë e nevojshme për ish futbollistin pasi shtëpia e tij ekzistuese ishte shkatërruar tërësisht nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shtëpia e re e ish futbollistit është gati dhe programi me anë të një video solli pamje nga kjo shtëpi siç mund ti shihni në videon e mëposhtme.