Koronavirusi ‘hyn’ edhe në Bashkinë e Durrësit

Katër raste të reja me koronavirus në qytetin e Durrësit.

Nga përgjigjet e testit në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë dy familjarë të rastit të ri ditën e premte.

Ndërsa një është rasti i ri tek Bashkia e qytetit, raporton Panorama.

Mësohet se pas përgjigjes pozitive të punonjëses, janë karantinuar një pjesë e kolegëve me të cilët ajo ka pasur kontakte.