Zbulimi mahnitës, yjet nuk ndodhen ata ku mendohej deri tani

Anija kozmike 'New Horizons' e NASA-s ishte e para që eksploroi nga afër Pluton dhe tashmë anija është futur edhe më thellë në hapësirë për të kapur foto të një 'qielli alien'.

Anija udhëtoi 6 miliardë km nga Toka, duke kapur foto të yjeve.

Gjatë këtij udhëtimi u vërtetua plotëisht se yjet janë të pozicionuar në qiell ndryshe nga ç'duken nga planeti ynë.

Imazhet shfaqin yje pranë Plutos, Proxima Centauri dhe Wolf 359, të cilët shfaqennë pjesë të ndryshme të qiellit nga sa kishin vrojtuar astronomët.

Për shkak të distancës midis anijes dhe planetit tonë, ishte e mundur të kryhej me sukses eksperimenti i parë ndëryjor 'parallax', i cili tregon si një yll duket sikur ndryshon vendndodhjen kur shihet nga pozicione të ndryshme.