'Ku do të më marrë nata kur ty s’të kam, mori nënë': I madhi Ilir Shaqiri jep lajmin e trishtë

“Si po të le vetëm, mori nënë,

Ku do të më zbardhë drita, mori nëna

Ku do të më marrë nata kur ty s’të kam, mori nënë…”

Këto vargje këndoi dikur, këngëtari i shquar i Kosovës, Ilir Shaqiri, vargje që sot bëhen më të prekshme sepse  nëna e tij nuk është më. Këngëtari ka njoftuar mëngjesin e sotëm se nëna e tij ka ndërruar jetë, thjesht, me këto dy fjalë: Mëngjes i trishtë…Lamtumirë nëna ime!”