Shkencëtarët zbulojnë testin 30 minutësh të koronavirusit

Një test i ri që mund të diagnostikojë Covid-19 në vetëm 30 minuta duke analizuar urinën, gjakun apo pështymën është identifikuar nga shkencëtarët.

Metoda njihet si RT-LAMP dhe ka të bëjë me kërkimin për materialin gjenetik të virusit.

Kjo teknikë është mjaft e njohur dhe ëhstë përdorur për detektimin e virusevee si Zika dhe Ebola.

Skuadra e drejtuar nga Laura Lamb nga Beaumont Health, Michigan, ka si objektiv gjetjen e një testi të shpejti.

Sipas tyre metoda RT-LAMP është më e përballueshme në kosto, prezanton më pak barriera dhe është më e shpejtë se metoda PCR që po përdoret momentalisht në botë.