Matura Shtetërore/ Kërpaçi, Shahinit: Po Turi dhe Jane te cila pjesë e programit janë znj Ministre?!

Ish-deputetja e LSI dhe kryetarja e LRI i rikthehet edhe një herë debatit për tezën e Maturës Shtetërore duke i ngritur disa pyetje ministres së Arsimit Besa Shahini.

Sipas ish-deputetes, teza e Leterësisë ka patuir vetëm një qëllim dashakeq, atë të penalizimit të maturantëve.

"Po Turi dhe Jane te cila pjesë e programit janë znj Ministre?!

Mirë çelësin e zgjidhjes nuk e publikoni, por a jeni e aftë ti jepni përgjigje pyetjes që iu drejtova publikisht lidhur me pyetjen për Turin dhe Janen?! Test me qëllimin e vetëm të lig për të penalizuar maturantët!", shkruan Kërpaçi në reagimin e saj.