Shoqëria e njihte si ‘Daja’/ Ja dedikimi i ortakut në biznes për Hekuran Billën
Hekuran Billa, 40-vjeç me origjinë nga Kukësi, i njohur dhe me emrin Herland Bilali, u ekzekutua mbrëmjen e djeshme pranë qendrës Tregtare “Kristal Centre”.
Ai u qëllua në kokë dhe në trup me armë me silenciator duke humbur jetën menjëherë, teksa ishte në ecje me makinën e tij BMË X6 me timon dhe targa angleze.
Elton Puci, bashkëpronar në biznes me Hekuran Billën, i ka kushtuar këtij të fundit një status ngushëllimi në facebook, ndërsa zbulon se atij i thërrisnin dhe “daja”.
“Daja” Allahu të mëshiroftë dhe zoti të dhëntë xhenetin, t’u bëftë dhe i lehtë. Ma këpute zemrën sa shpejt ike“, shkruan Puci.