Çfarë bëri ‘Turi’ se më iku truri?/ Ja pyetja e pazakontë që nxori maturantët sot para ministrisë

Qindra maturantë protestuan sot para Ministrisë së Arsimit për testin e provimit të Letersisë, i cili sipas tyre nuk kishte asnjë lidhje me materialet parapërgatitore mbi të cilat kanë punuar deri më tani. Testi me alternativa kishte “zbritur nga qielli” sipas tyre duke i kërkuar llogari Ministrisë së Arsimit për përmbajtjen e tij.

Gjatë protestës së sotme, personazhi i studentëve ka qenë “Turi”.

Por, kush është “Turi”, i cili duket se do të jetë “përgjegjësi” për notat e ulëta të studentëve?

Bëhet fjalë për një pyetje në testin e letërsisë, e cila ka personazh “Turin”. Sipas pyetjes, studentët duhet të paramendojnë se si do të veprojë “Turi” në një situatë kur po përmbytet varka ku ai po udhëtonte.

Më poshtë, po e sjellim të plotë pyetjen:

“Lexoni paragrafin e meposhtëm
Barka filloi të rrëshqiste me shpejtësi përgjatë lumit të rrëmbyer, ndërsa katër njerëzit që ndodheshin në të bërtisnin nga euforia. Zemrat e tyre rrihnin fort, ndërsa manovronin me shkathtësi lopatat përmes ujërave të trazuara. Madje edhe Turi, i cili fillimisht ishte ndier i shqetësuar në lidhje me udhëtimin me barkën, e harroi frikën kur valët e akullta përplaseshin mbi të. Papritur ai vështroi skajet e mprehta të një shkëmbi të dhëmbëzuar që iu shfaq përpara.

Cila nga pyetjet e mëposhtme mund të vijojë në të njëjtin stil aksionin e nisur në paragrafin e dhënë më sipër?
A) Duke u përqendruar, Turi u përpoq të kujtonte procedurën e saktë për të kthyer barkën në nja pozicion te sigurt.
B) Ndërkohë, uji i ftohtë lumit vazhdoi të përplasej në anët e barkës duke i bërë qull Turin dhe miqtë e tij.
C) Turi e dinte që ai dhe miqtë e tij ishin të përgatitur për t’ia dalë në situata të tilla.
D) Turi u hodh në të djathtë për të shmangur shkëmbin dhe gati përmbysi barkën.”