Deputetët e emëruar si opozitë në Kuvend, propozojnë projektin e Ramës

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka ka deklaruar ditën e sotme se deputetët e emëruar si opozitë në parlament, e kanë nxjerrë kokën sot.

Me disa propozime, opozita e emëruar kërkon që të ndalohen koalicionet parazgjedhore në Shqipëri.

Reagimi i plotë i Edi Palokës:

E nxorën kokën më në fund! Nuk kanë hallin e listave të hapura, por merakun e projektit të Edi Ramës për të ndaluar koalicionet parazgjedhore.

I mbetur vetëm, Edi Rama po përdor patericat e Ballaopozitës në Kuvend me qëllim që të ndalojë me ligj koalicionet parazgjedhore. Ky ka qenë projekti i tij që në nisje të debatit për sistemin zgjedhor.

Sa më fort bërtasin për lista të hapura pa koalicione, aq më shumë shfaqen në sytë e opinionit publik, si konkubina dhe shërbëtorë të regjimit kriminal të Edi Ramës, që po mundohen të mbajnë në këmbë një kufomë politike.