Infektohen 5 punonjës/ FSDKSH futet në karantinë

Fondi i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka hyrë në karantinë.

Ditën e sotme 5 punonjës të këtij institucioni kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Burime për ABC News bëjnë me dije se të gjithë punonjësit e tjerë po qëndrojnë aktualisht në shtëpi, në pritje të tamponit.

Përgjatë ditëve të fundit, shifrat e infeksioneve me koronavirus kanë ardhur në rritje duke kulmuar ditën e djeshme me 44 të prekur dhe një humbje jete.