Salisbury, qyteti i parë britanik me internetin super të shpejtë FTTP

Salisbury u bë sot qyteti i parë në Mbretërinë e Bashkuar me akses universal në internetin 'ultra-fast fibre broadband'.

Teknologjia FTTP bazohet në tela jo më prej bakri, por prej fibrash. 

Në vetëm një vit Salisbury ka zëvndësuar të gjithë sistemin e mëparshëm prej bakri. Tashmë 20,000 shtëpi dhe biznese kanë akses në këtë teknologji.

Kjo është një lidhje shumë më e shpejtë dhe më e besueshme se sa telat e mëparshëm që ndikoheshin nga moti. 

Teknologjia FTTP shihet si një mënyrë për të ndihmuar ekonominë e goditur nga koronavirusi, pasi shpejtësia e lartë do të lejojë shumë njerëz të punojnë nga shtëpia.