EMRI/ Ja kush është i ekzekutuari mbrëmjen e sotme në Tiranë

Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal.

Zona është rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa burimet paraprake nga policia flasin për një ekzekutim me silenciator.

Burime për ABC News kanë njoftuar se është ekzekutuar Hekuran Billa.