Vrasje me armë zjarri në Tiranë

Një person dyshohet të jetë vrarë para pak minutash me armë zjarri në zonën e "Komunës së Parisit" në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur pranë një qendre tregtare. 

Sipas dëshmitarëve okularë, një makinë e bardhë tip “BMW X6” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy makina të tjera, pasi është qëlluar drejt shoferit me armë zjarri.

Ende nuk ka informacione të hollësishme se si ka ndodhur ngjarja e rëndë, ndërsa zona në fjalë është rrethuar nga forca të shumta policie.

FOTO NGA VENDNGJARJA: