VIDEO/ Boateng gati për rifillimin e Superligës turke, realizon gol spektakolar në stërvitje
Pas tre muajsh ndalesë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, shumica e kampionateve në Europë rinisin këtë muaj.
Një gjë të tillë do ta bëjë dhe Turqia, e cila ka planifikuar të rifillojë kampionatin (Super Lig) më 12 qershor.
Dhe një lojtar duket se është gati për rinisjen. Bëhet fjalë për Kevin Prince Boateng, i cili aktivizohet me Besiktas. 33 vjeçari në një video të publikuar në rrjetet sociale, duket se i ka ngrohur motorët për rifillimin kampionatit.
Ish-futbollisti i Barcelonës shihet teksa realizon një gol spektakolar në seancën stërvitore të klubit turk.