FOTOLAJM/ Shihni ku fshihen shqiptarët për të hyrë në Angli

Më shumë se gjysma e shqiptarëve duan të braktisin vendin e tyre. Shumica e të rinjve i kanë sytë jashtë vendit.

Teksa qeveria u flet për eurobonde, këto pamje u bënë virale në Angli. Aty tregohet se si janë fshehur dy shqiptarë për të hyrë ilegalisht në Angli. Ata kishin hyrë në një ndarje sekrete brenda një minibusi.

Policia i pikasi në fillim të majit gjatë një skanimi me rreze X të minibusit.

Shoferi rumun u dënua me dy vite burg, kurse dy shqiptarët do të trajtohen sipas ligjeve të emigracionit ilegal.