Drejtuesja e makinës del nga rruga pranë Tiranës, përplaset me shtyllën

Një 28 vjeçare e cila drejtonte makinën në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë, e reja, është përplasur me një shtyllë dhe është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore.  

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.06.2020, rreth orës 13:53, në rrugën dytësore Vorë – Tiranë, mjeti me drejtuese A.L., 28 vjeçe, ka humbur kontrollin e drejtimit të mjetit dhe ka goditur një shtyllë, për pasojë është dëmtuar dhe u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.