Dënohet Dele Alli, u tall me një aziatik për Koronavirusin

Futbollisti i Tottenhamit, Dele Alli, është dënuar me një ndeshje pezullim dhe 50 mijë stërlina nga Federata e Futbollit të Anglisë, për shkak të një postimi në rrjetet sociale, ku shihej duke u tallur me një aziatik për Koronavirusin.

Ylli i “gjelave” do të mungojë në ndeshjen kundër Manchester United, e planifikuar për t’u zhvilluar të premten e ardhshme.

Ai ashtu është urdhëruar gjithashtu të ndjekë orë kursi për edukim në lidhje me këtë gjë.