FOTO/ Familja më e madhe në botë! Burri me 39 gra dhe 94 fëmijë

Ziona Chana, 67 vjeç, që predikon poligaminë, ka krijuar familjen më të madhe në botë. Ai ka 39 gra, 94 fëmijë, 33 nipër dhe 14 kunata. Familja e Ziona, jeton e gjitha në të njëjtën banesë, por ai ende nuk është i kënaqur.

Thotë se ka dëshirë që të shtojë sërish numrin e grave, në mënyrë që t’i japin sa më shumë fëmijë. Historia e kësaj “tribuje”, vjen nga Mizoram, që ndodhet në veri-lindje të Indisë, në kufi më Birmaninë dhe Bangladeshin. Ziona jettij.

Gratë ndajnë një dhomë gjumë, pranë dhomës ku ndodhet krevati i burrit: në fshat tregojnë që atij i pëlqen shumë të jetë nën shoqërinë e 7-8 grave, që duhet ta ndjekin në çdo moment të ditës. Fëmijët dhe gratë e tyre, së bashku.

Me gjithë këta njerëz në shtëpi, ka turne dhe rregulla për tu respektuar: kështu që gratë merren me kuzhinën, vajzat pastrojnë dhomat dhe lajnë rrobat, ndërsa meshkujt merren me bujqësi dhe blegtori. Kreu i kësaj “organizate”, është Zathiangi, 69 vjeç, gruaja e parë e tij, të cilën e ka njohur në adoleshencë dhe është martuar kur ishte 17 vjeç. Është ajo që jep urdhrat dhe organizon punët ë shtëpisë, por edhe të shkollës, parkut të lojërave, e të tjerë.

Me një familje kaq të madhe, e cila të ardhurat i merr në sajë të punës dhe donacioneve, nuk është çudi të me atë që ndodh në kuzhinë: çdo ditë konsumohet rreth1 kv oriz, një thes me patate dhe 30 pula. Këto shifra do të trembnin.

“Edhe sot do të isha i gatshëm që të zgjeroja anëtarët e familjes sime. Një herë u martova me 10 gra brenda vitit. Kam kaq shumë njerëz që kujdesen për mua. E konsideroj veten si një njeri me fat”.