FOTO/ Zjarr i madh tek pallati i “Nanos” tek Shallvaret

Një zjarr i madh ka rënë në mesnatë në zonën e Shallvareve në Tiranë.

Flakët mësohet se kanë përfshirë pallatin e “Nanos” në këtë zonë, e njihet me këtë emër pasi aty ka banuar ish-kryeministri i Shqipërisë.

Nuk dihen shkaqet, por në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia që kanë nisur hetimet.

Nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.