E enjte, mot me diell dhe shira lokalë

Të enjten, moti parashikohet me diell përgjatë bregdetit dhe shtim të vranësirave në zonat malore ku do të ketë reshje shiu lokale.

Era do të jetë me drejtim Veriperëndim (NW) me shpejtësi maksimale deri në  7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 0,5-1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat min dhe max:

Zonat  malore  11/26°C

Zonat e ulëta  14/28°C

Zonat bregdetare 16/25°C

RTHS/ Meteorologe: Rezarta Xhakollari