Gazidis kthehet në Milano pas tre muajsh, por pritet ftohtë nga Ibrahimovic

Drejtori i Përgjithshëm i Milanit u kthye për të vizituar skuadrën pas 3 muajsh mungesë. Mirëpo ai u prit shumë ftohtë në ambientet e klubit milanez. Sipas “milannews.it”, Zlatan Ibrahimovic ka patur një përplasje me shefin Ivan Gazidis .

Suedezi ka shkuar në zyrën e Gazidis së bashku me kapitenin Alesio Romagnoli, portierin Begovic dhe mesfushorin Bonaventura. Mësohet se Ibra ka shprehur dyshime rreth mënyrës së punës së kompanisë “Eliot”, e cila menaxhon Milanin. Reduktimi i pagave të lojtarëve me 50% për shkak të pandemisë së koronavirusit si dhe largimi i Zvonimir Bobanit ka rritur pakënaqësinë në radhët e lojtarëve të Milanit.

Nga ana tjetër, trajneri i Milanit Stefano Pioli ka kërkuar që ekipi të përqendrohet te ndeshja me Juventusin ditën e premte, e cila do të përcaktojë dhe finalistin e Kupës së Italisë.

Por, me këtë gjendje brenda Milanit, situata duket vërtet serioze.