Leicester City shpëton në minutat e fundit nga eleminimi

Kampioni i Premier Ligës, Leicester City ka barazuar me ekipin e ligës së dytë të Anglisë, Derby në 1/16 e FA Cup.

Pas këtij barazimi ndeshja do të riluhet, me Leicesterin në ndeshje e ardhshme si vendas, transmeton Koha.net. Takimi i sotëm përfundoi me rezultat 2-2.

Leicesteri kaloi i pari në epërsi në minutën e tetë kur Darren Bent shënoi autogol.

Në minutën e 21, Bent shënoi edhe njëherë, por tani në portën e kundërshtarit. Më pas Derby shënoi golin e epërsisë në minutën e 40 përmes Bryson.

Leicesteri barazoi shifrat në fund të takimit përmes Morgan, që shënoi në minutën e 86.