Agron Llakaj rrëfen pse u largua nga ‘Portokalli’, për Altin Bashën dhe përplasjen me drejtorin e përgjithshëm
Aktori i njohur i humorit Agron Llakaj, i ftuar në “A Krasta Shoë”, ka shpejguar për herë të parë arsyet e largimit nga “Portokalli”, spektakli i humorit të cilin ai e drejtoi për shumë vite që nga momenti i krijimit të tij. Ndërsa gazetari dhe moderatori i njohur, Adi Krasta, po ndërtonte një pyetje pikërisht për atë largim, për të cilin aktori nuk kishte folur kurrë, i përmendi Gonit tekstualisht: “Ti qenë bashkë me zotin (Altin) Basha nsër themeluesit kryesorë të “Portokalli”-së.
Por moderatori aktual i “Al Pazar” ndërhyri menjëherë: “Më fal, por duhet të bëjmë nja dy korrigjime, mbase s’është momenti... Unë nuk kam folur më parë, por.... Në qoftëse në Top Channel ekziston ndonjë lloj borderoje, që mund të shikohet: unë jam njeriu, që Dritan Hoxha vendosi të ndërtonte një ‘shoë’ humoristik. Më mbrapa, në mbledhje ishte ai (Tani) autori, që ia vuri emrin ‘Portokalli’. Por njeriu, i cili u vendos si bosht për të ndërtuar Portokallinë është Agron Llakaj dhe në pesë kandidatë për regjisor që ishin si emra, ndoshta etika nuk e lejon, por i pestë ishte Altin Basha. Unë për shkak të miqësisë dhe të asaj që kisha, kam ofruar Pali Kuken të parin. Ndoshta mendoj se interesat financiare të tyre bënë që të mos vendosej ai. Në fund fare unë isha i prirur të provoja diçka të re. Kisha parë Altin Bashën dhe Gazmend Gjokën që kishin vendosur një komedi në shkollë si petagogë, që titullohej ‘Dashuri në furgon’. Më pëlqente një gjë e re. Ai ishte, duke u lënë gjërat e tjera, absolutisht një djalë i talentuar, i zoti, i aftë, pedagog”, tregon ai studion e “A Krasta Shoë” në SYRI TV.
Në mes të këtij rrëfimi ndërhyn Krasta, me një tjetër pyetje: A ka patur atëherë mes jush ndonjë luftë të ftohtë, e cila i krijon një të çarë të madhe shfaqjes, shoë-ut, kur përplasen dy ego të forta?
“Unë vazhdoj të jem po ai që kam qenë, po i njëjti agron që t’i ke njohur në ’94-ënedhe si profil mediatik, kam profil të ulët mediatik. Me Altin Bashën absolutisht kam pasur një të shkuar artistike të shkëlqyer. Unë nuk hyj te ajo racë artistësh, që kur ikin nga një vend, vjellin vrer kundër atij vendi. Nëse ka pasur ndonjë gjë të mbetur peng, apo mosmirënjoheje ndaj meje, ka ngelur mbrapa, duke filluar që tek Altini. Por në momentin që kam qenë aty, unë Altinit i thosha ‘kapiten, regjenca e marinës. Aq mirë e kemi kaluar bashkë. Duhet kuptuar një gjë. Në Momnentin që perandori (Tani) iku nga kjo botë, ndryshuan shumë gjëra aty. Dhe në nomentin që ndryshuan shumë gjëra, ‘të jesh krejt i sigurt, që unë kam shumë respekt për ty, që je drejtor i përgjithshëm, por s’mund të kesh ti staturën të gjykosh artin tim nuk e ke! Më vjen shumë keq, inxhinier mekanik, çfarë je, kjo ëhstë puna jote, por atje kaq e ke ti. Mund të jesh një spektator ekstra, por nuk mundesh të më imponohesh. Dhe duke qenë si i tillë, unë ofroj alternativa, sepse unë vuaj shumë nga ndjenja e të ndenjurit në vend dhe hodha një ide’... Unë jam shumë bashkëpunues, të dëgjoj, etj. Më pelqen shumë ajo shprehja: ‘këpucari, tek këpuca’, edhe unë them ‘rri tek këpuca, mos u ngatërro me mua”, përfundon Agron Llakaj rrëfimin e tij në lidhje me largimin nga Top Channel pas përplasjeve me drejtorin e përgjithshëm. / SYRI.net /