Konfirmohet/ Tjetër rast pozitiv me Covid-19 në Premier League

Premier League ka konfirmuar një rast të ri pozitiv me Covid-19.

Ky është rezultati që ka dalë nga 1.213 lojtarët dhe stafet teknike që janë testuar në raundin e shtatë. Në gjashtë raundet e para të testeve për Covid-19 janë gjetur 13 raste pozitive dhe 6,261 negative.

Premier League pritet të rifillojë më 17 qershor.