Arrestohet roja private, u kap duke vjedhur në vendin e punës

Policia ka vënë në pranga dy persona, të cilët akuzohen për vjedhje.

Njëri prej tyre punonte roje private, ndërkohë që u ndalua për vjedhje të materialeve të hekurit në vendin e punës.

Njoftimi i policisë:

Kapen duke vjedhur, policia vë në pranga dy shtetas.

Specialistët për hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, ndaluan shtetasin A. Ç., 23 vjeç, banues në Fier, punonjës i një kompanie SHPSF. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi duke qënë i planifikuar me shërbim si roje sigurie pranë një kompanie private, në fshatin Jagodinë, Fier, është kapur duke vjedhur materiale hekuri.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, arrestuan në flagrancë shtetasin D. K., 24 vjeç, banues në Lushnjë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Bubullimë u kap duke vjedhur një sasi lekësh në magazinën e shtetasit P. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme proceduriale.