Seksi në kohën e koronavirusit/Ja çfarë sugjeron departamenti i shëndetit, New York

Departamenti i shëndetit në New York po inkurajon njerëzit që të jenë kreativë gjatë seksit në këshillat e fundit që ka publikuar, në sfondin e një pandemie.

Duke qënë se COVID-19 transmetohet me anë të pështymës dhe frymëmarrjes, agjencia sugjeron mbulimin e fytyrës me maskë gjatë seksit.

Këshillat thonë: "Jini kreativë me pozicionet seksuale dhe barrierat fizike, si muret, që lejojnë kontaktin seksual , por shmangin kontaktin e afërt fytyrë-më-fytyrë."

Departamenti i rikujton njerëzit se 'ju jeni partneri më i sigurt për veten'. Ata shtojnë se opsioni i rradhës më i sigurt është seksi me personin që bashkëjetoni.

Këshillat vazhdojnë duke theksuar rëndësinë e një bisede paraprake për çdo mundësi infektimi.