Hëna më e madhe e Saturnit po largohet prej tij 100 herë më shpejtë se mendohej

Titan, hëna më e madhe e Saturnit po largohet nga planeti 100 herë më shpejt nga sa mendohej më parë, tregon një studim i ri.

Hëna gjigante nuk është e vetmja me këtë prirje; edhe hëna të tjera ndër 150 të njohurat në sistemin tonë diellor po largohen nga planetet që orbitojnë. Këtu përfshihet edhe Hëna jonë.

Sipas NASA-s, ajo largohet 3,75 cm nga Toka çdo vit. Kjo dukuri shkaktohet nga forca gravitacionale e hënës, e cila ushtron tërheqje mbi planetin. Kundërpërgjigjia e planetit e shtyn hënën më tutje.