Apple mundëson foto në grup edhe në distancë sociale

Teksa shumë njerëz në botë janë ende në vetë-izolim, Apple ka gjetur një zgjidhje që i lejon ata të bëjnë foto me miqtë e tyre edhe në distancë sociale nga njëri-tjetri.

Tashmë kompania ka marrë patentët për të lejuar krijimin e fotove sintetike në grup.

Aplikacioni e lejon përdoruesin të ftojë të tjerë në një foto dhe të bashkojë imazhet e tyre në një foto të vetme.

Sfondi i personave të ftuar fshihet dhe ata shfaqen në foton e përdoruesit.

Ende nuk dihet se kur ky aplikacion do të jetë gati.