OBSH: Njerëzit janë 'më shumë infektivë' në fillim të sëmundjes

Ekspertët e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) thanë të martën se studimet tregojnë se njerëzit me koronavirus janë më infektues pikërisht në pikën kur fillojnë të mos ndjehen mirë.

Dr. Mike Ryan, eksperti i lartë i urgjencave të OBSH-së, tha se koronavirusi  strehohet në traktin e sipërm të frymëmarrjes, duke e bërë më të lehtë transmetimin me spërkla sesa viruset e lidhura me të si Sars apo Mers, të cilët vendosen në traktin e poshtëm.

"Kjo do të thotë që ju mund të jeni në restorant mirë e bukur dhe të filloni të keni temperaturë. Ju ndjeheni mirë, nuk mendoni të qëndroni në shtëpi, por ky është momenti në të cilin ngarkesa juaj virale mund të jetë në të vërtetë mjaft e lartë," tha ai.