Dr. Fauci paralajmëron se pandemia ‘ende nuk ka mbaruar’

"Ende nuk ka mbaruar," ka thënë Dr. Anthony Fauci, eksperti amerikan për koronavirusin dhe këshilltari i Shtëpisë së Bardhë – duke e konsideruar pandeminë si "makthin e tij më të keq".

"Në një periudhë prej katër muajsh, ajo ka shkatërruar tërë botën," tha ai një konference.

"Ka miliona e miliona infeksione në të gjithë botën. E gjtiha kjo në një hark kohor shumë të vogël. "

Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive i bëri komentet e tij gjatë një konference të mbajtur nga Organizata e Inovacionit Bioteknologjik (BIO).

Por, pavarësisht se pranoi se ishte i befasuar nga sa shpejt u përhap virusi, ai tha se ishte i sigurt se do të gjendej një vaksinë.