Rrufeja godet 60 vjeçarin, përfundon në spital

Një ngjarje e cila për pak mund të rezultonte fatale ka ndodhur këtë të martë në qytetin e Elbasanit.

Një 60 vjeçar është goditur nga rrufeja, ndërsa ishte duke kullotur bagëtinë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shijon.

Fatmirësisht i moshuari nuk ka pësuar lëndime serioze për jetën.

Aktualisht ai ndodhet në spitalin e Elbasanit.