Si t’i largoni të gjitha toksinat e dëmshme nga trupi në mënyrë natyrale

Toksina të dëmshme gjenden përreth trupit tuaj, jashtë dhe brenda tij. Të gjesh një mënyrë për t’i larguar ato natyralisht është një bonus për shëndetin tonë. Toksinat janë substanca helmuese që mund të shkatërrojnë trupin e njeriut. Ato hyjnë në trup midis ushqimeve që hamë, ujit që pimë, ajrit që thithim dhe rrobave që veshim. Duhet në mënyrë të detyrueshme të detoksifikiohet trupi herë pas herë për të pasur një shëndet më të mirë dhe për të përshpejtuar metabolizmin.

Kjo kurë e detoksifikimit u krijua fillimisht në Japoni. Mënyra e përdorimit të tyre është e thjeshtë, pasi gjithçka që duhet të bëni është ta vendosni përbërjen në pjesën e shputës së këmbës dhe ta mbani atë gjithë natën. Në mëngjes do të vini re se përbërja ka marrë ngjyrë të zezë. Kjo do të thotë se një pjesë e madhe e toksinave të dëmshme janë larguar nga trupi juaj. Përbërja vendoset në këmbë sepse ndihmon në qarkullimin e gjakut dhe limfës në pjesën e bustit. Do të ndieni përmirësime të menjëhershme, më pak dhimbje koke, më pak lodhje dhe dhimbje në kyçe. Një kurë për detoksifikim mund të blihet në farmaci ose të përgatitet vetë.

Përbërësit:

  • Ujë
  • Qepë
  • Hurdhër
  • Një palë çorape dhe një garzë me ngjitës

Si ta përgatisni:

Qërojini qepët dhe hudhrat dhe prijini në pjesë shumë të vogla. Pasi uji të ketë filluar të ziejë, hidhni qepët dhe hudhrat e copëtuara dhe lërini edhe për 10 minuta në zjarr.

Pasi ta fikni, lëreni për 30 minuta sa të ftohet. Hidheni përbërjen mbi garzë. Nëse ajo laget shumë, shtrydheni ujin e tepërt. Më pas do t’ju duhet ta ngjisni garzën në pjesën e poshtme të këmbës në qendër.  Vishni sipër çorape që  garza e vendosur të mos bjerë. Në mëngjes, kur ta hiqni copën e vendosur, flakeni dhe përgatisni një të re për mbrëmjen tjetër. Këshillohet të ndiqet trajtimi disa herë deri sa përmirësimi të jetë më se i dukshëm.

/Burimi: Healthy Life Byte – Gazeta Shëndeti/