'President, a e keni falur Ramën?!' Përgjigja e Metës

I pyetur nga gazetarët nëse e ka falur Ramën, me të cilin pati sot një takim të përzemërt, Presidenti Ili Meta ka qeshur, por nuk iu shmang përgjigjes.

Z. President, keni pasur sot një takim mjaft të përzemërt me kryeministrin Edi Rama. I keni lënë pas inatet e shkuara dhe e keni falur, pasi e akuzonit për pjesëmarrje në një grusht shteti? Për të uzurpuar Gjykatën Kushtetuese?

Meta: Meqënëse pyetja-fjalim mbaroi, si puna e pishës-flamur (qesh)....Dakord. Ishim  për çështje të integrimit euorpian dhe për këtë çështje unë jam e mbetem gjithmonë i disponueshëm dhe kam bërë çdo gjë që Shqipëria të mos e humbasë kohën që ka shpërdoruar në këto dekada. Shqipëria ka qënë shumë përpara Malit të Zi dhe Serbisë në fillim të procesit dhe sot nuk jemi në situatë aq pozitive.

Ndaj ne duhet të fitojmë shpejtësi të re, të tregojmë përgjegjshmëri e të kthejmë shpresën që ky vend të fitojë enegji të re dhe motivim të ri."

Meta dhe Rama qenë sot në mbledhjen e Këshillit të Integrimit Evropian dhe midis tyre pati një takim të llojit anti-koronavirus, me bërryla.