Letra e rrallë, Van Gogh dhe Gauguin tregojnë për kohën në bordello

Një letër e shkruar nga Vincent Van Gogh dhe Paul Gauguin rreth kohës që ata kalonin në bordello do të jetë së shpejti në shitje në ankand, si letra e vetme e shkruar nga të dy artistët së bashku.

Letra e shkruar me dorë është e përbërë nga 4 faqe dhe pritet të shitet nga shtëpai franceze e ankandit 'Drouot Estimations'.

Vlera besohet të kapë shifrat nga 180,000 në 250,000 javën e ardhshme.

 Letra i drejtohet piktorit Émile Bernard.

Ajo fillon me përshkrimin e Gauguin nga Van Gogh si një person 'me instiktet e një bishe të egër', ku 'gjaku dhe seksi fitojnë mbi ambicien'.